
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Edhe sot dita do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm. Moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante gjatë gjithë paradites. Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira disi më të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C vlera më e ulët deri në 22°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët./ZËRI
Poll