Aktualitet

"Alarm në burgje!"/ Avokati: Janë identifikuar 3 raste me HIV-AIDS

Visha tha në “Syri TV’ se sistemi i burgjeve ka rënë dhe rastet e SIDA-s janë një kambanë alarmi.

I.F
"Alarm në burgje!"/ Avokati: Janë identifikuar 3 raste me
Avokati Saimir Visha

TIRANË- Avokati Saimir Visha deklaroi se në sistemet e paraburgimit dhe burgjeve janë identifikuar tre raste me HIV-AIDS. Visha tha në “Syri TV’ se sistemi i burgjeve ka rënë dhe rastet e SIDA-s janë një kambanë alarmi.

Më tej, ai shtoi se kjo situatë është shumë e rëndë, duke shtuar se togat e shoqërimit dhe familjarët e të burgosurve dhe të paraburgosurve duhet të bëjnë kujdes.

"Sistemi i burgjeve ka rënë edhe me rastet e fundit që është këmbana e alarmit të SIDA-ës. Janë identifikuar nga sistemi shëndetësor në paraburgim dhe në burgje 3 raste me SIDA të vërtetuara. Imagjino rrezikun te toga e shoqërimit, familjarët. Të identifikuarit janë meshkuj. Situata është e rëndë. I bëj thirrje dhe familjarëve të bëjnë kujdes", tha avokati Saimir Visha./ZËRI

Poll

MOS HUMB