Aktualitet

Diell dhe dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Natën vonë pritet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

F.I
Diell dhe dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Vendi ynë do të paraqitet nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit, ku herë pas here pritet zhvillim i tyre, duke gjeneruar rebeshe shiu, më të dukshme në zonat veriore dhe qëndrore.

Parashikohet që deri vonë në mbrëmje, vendi të mbetet me vranësira dhe shira, ku në zonat veriore, zonat qëndrore dhe pjesërisht në juglindje të territorit do të jenë në formë shtrëngate. Natën vonë pritet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi verior, duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 22 °C,

në vendet e ulëta: 12 / 21 °C,

në vendet malore: 7 / 17 °C.

Poll

MOS HUMB