
FOTO ILUSTRUESE
FIER- Një 30-vjeçar me inicialet E.T është proceduar penalisht në gjendje të lirë në Fier. Mësohet se para pesë ditësh ka dhunuar dhe kërcënuar me thikë bashkëjetuesen e tij. Kjo e fundit është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 30 vjeç, banues në Fier, pasi më datë 10.04.2024, në lagjen nr. 8, Fier, dyshohet se ka dhunuar dhe ka kanosur me thikë bashkëjetuesen e tij, banuese në fshatin Baban, Devoll, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Poll