Aktualitet

7.6 mln euro tender për uniformat/ Në duart e kujt janë Prokurorimet Publike, si mbylli sytë Endri Mullai përballë flamurit të kuq!

Edhe pse nuk i përmbushnin kushtet që vetë kërkuan, nuk dihet përse nga ana e drejtorit të Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruar në Ministrinë e Brendshme, Endri Mullai nuk u bë një "prishje kontrate".

k.m.
7.6 mln euro tender për uniformat/ Në duart e kujt janë
Foto ilustruese

TIRANË- Tenderi i uniformave të Policisë së Shtetit "dogji" disa zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Por dosja e hapur nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në vitin 2011 nuk u çua më tej. Nuk u zbulua se cili ishte roli i drejtori i Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruar në Ministrinë e Brendshme, Endri Mullai, i cili në mars të vitit 2023, firmosi dy tendera me vlerë rreth 7.6 milionë euro. Tenderi iu dha kompanive "Marsi & AL" dhe "Giromondo" për blerje uniformash dhe elementesh të tjera përbërëse të tyre si dhe blerje këpucësh.

7.6 mln euro tender për uniformat/ Në duart e kujt janë

7.6 mln euro tender për uniformat/ Në duart e kujt janë

Pikërisht për këtë tender është ngritur flamuri i kuq për mungesë konkurrence, por edhe pse ishin fitues, sërish kompania "Marsi&AL" është ankuar duke kërkuar më shumë kohë për plotësimin e kushteve për të bërë punën që vetë e kërkuan. 

7.6 mln euro tender për uniformat/ Në duart e kujt janë

Duke qenë se nuk i përmbushnin kushtet që vetë kërkuan, nuk dihet përse nga ana e drejtorit të Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruar në Ministrinë e Brendshme, Endri Mullai nuk u bë një "prishje kontrate". Në fund të fundit, argumentin e kishin në anën e tyre. Por jo, Endri Mullai nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Edhe pse tenderi i parë kishte diferencë të papërfillshme mes fondit limit dhe ofertës fituese. Por jo vetëm kaq! Kompania "Marsi & AL" ka një historik të gjatë, me të cilin nuk duhet të fitonte më asnjë kontratë publike. Por ja që ia ka dalë për të marrë jo pak, por 96,465,053 lekë të reja (pa TVSH).

RASTET KUR KOMPANIA 

Tenderi i parë më 2014, 550 mijë euro

Një tender për uniformat e Policisë u zhvillua në vitin 2014, me 3 faza me vlerë 550 mijë euro. Tenderi u arrit dhe Policia mori uniformat e premtuara. Në maj të po atij viti, Ministria zgjati kontratën me të njëjtën kompani, pa garë, me negociim paraprak në vlerën e 1.6 milionë eurove.

Tenderi i dytë, dhjetor 2015 me 960 mijë euro

Ministria e Brendshme nisi një tjetër tender në dhjetor të 2015-ës me vlerë 960 mijë euro. Tenderi u fitua nga kompania “Marsi-Al”, por ministri Saimir Tahiri, 3 muaj më pas, në shkurt të 2016, anuloi kontratën pasi kompania nuk kishte zbatuar detyrimin. Asokohe, Tahiri prezantoi uniformat e reja, dhuratë nga Turqia.

Shkurt 2017, tender me vlerë 9.5 mln euro

Në shkurt të vitit 2017, Ministria e Brendshme hapi një tender me vlerë 9.5 milionë euro,, me afat për 3 vite për uniformat e policisë. Në shtator, tenderi u anulua nga Fatmir Xhafaj.

Gusht 2018, 7.5 milionë euro tender

Në gusht të vitit 2018, ministri Fatmir Xhafaj hapi një tender për uniformat me një buxhet prej 7.5 milionë euro. Edhe ky tender u anulua, ndërsa nga ana e ministrisë nuk pati asnjë sqarim për shkaqet pse u mbyll tenderi.

Tenderi ‘gjigant’ i 2019-ës, 23 milionë euro, shkelje, përjashtime dhe abuzim

Anulimi i vit-pas viti i tenderave të zhvilluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, solli tenderin e fundit, për të cilin sot janë pas hekurave 9 zyrtarë. Vlera e tenderit ishte 3 herë më e madhe se ajo e vendosur nga Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj. Plot 23 milionë euro, për 4 vite për uniforma verore dhe dimërore. Në garë mori pjesë edhe kompania Marsi Al Shpk. Denoncimi që i ishte bërë nga Policia në vitin 2016, e përjashtoi kompaninë nga gara, dhe tenderi gjigant iu dha bashkimit të operatorëvee shqiptar-italian dhe turk D&E shpk+ Summer Conf srl + Loverst s.r.l + YAKUPOGLU TEKSTIL. Nga kjo procedurë u përjashtua në bllok të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses “Marsi&Al”, sot me pronar Petrit Kasapin.

Në gusht të vitit 2020 Agjencia e Blerjeve të Përqendruara lidhi një tjetër kontratë me kompaninë “Marsi&Al”, tashmë me vlerë 57 462 300 lekë, për blerje të uniforma për personelin e shërbimit të urgjencës mjekësore.

Por jo vetëm kaq! Petrit Kasapi po hetohet nga SPAK edhe për fitimin e disa tenderave sekretë që ka fituar gjatë viteve të fundit për furnizimin e ushtrisë me armë janë "MSSC, KOAN dhe Marsi and AI". Sipas "Kapitali.al", tendera sekret me vlerë dhjetra milionë euro për blerje armësh dhe municionesh, të përfunduara të gjitha në një grushti kompanish. Madje për këto dosje, në SPAK është thirrur edhe ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Por kush është Endri Mullaj?

Edhe pse jo shumë i njohur për punën e tij, emri i tij është larkuar disa herë për korrupsion, falsifikime dhe pazare me tenderat. Edhe pse është paralajmëruar nga "Open Procurement", sytë e tij nuk i kanë parë kurrë flamujt e kuq.

7.6 mln euro tender për uniformat/ Në duart e kujt janë7.6 mln euro tender për uniformat/ Në duart e kujt janë

Por nëse atij i kanë shpëtuar disa miliardë, SPAK-ut jo. Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë kontrolluar një nga banesat Endri Mullait, ku i gjetën mijëra euro, një bllok shënimesh, dosje tenderash e shumë materiale të tjera që vlejnë për hetimin e tij. Ndaj tij raportohet se ka pasur dhjetra sinjalizimeve dhe denoncime për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion, pastrim parash dhe pazare, përfshirë edhe disa kallëzime penale nga firmat private që ishin skualifikuar pasi Mullai e kishte mbyllur pazarin dhe fituesi ishte paracaktuar. Më skandalozja është tenderi që Mullaj i ka dhënë Olta Sharrës, gruas së Gentian Sharrës (person i lidhur me vrasësin me pagesë Talo Çela). Zonjës në fjalë i ka dhënë tender 2.5 milionë euro për furnizimin me mish, pa e bërë lidhjen fare se menaxher i kësaj kompanie ishte Talo Çela.

Gafë kjo që nuk duhet të kishte shpëtuar nga filtri i tij, ose nuk ka ndodhur por e ka bërë qëllimisht për të bashkëpunuar me këtë grup që operonte në zonën e Elbasanit. Por deri më tani, i besuari i ish-ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi ia ka dalë që t'i shpëtojë drejtësisë. Të paktën për tani! 

Dosjet e tij për tenderat e dhënë pa hesap si tek Ministria e Brendshme, ashtu edhe tek ajo e Bujqësisë kanë kushtuar miliona euro nga buxheti i shtetit, pro se ku kanë përfunduar, kjo është e vështirë të thuhet. Me shumë gjasa, mund të jetë investuar në pasuri të paluajtshme, e kamufluar nën emrin e personave të afërt, si çdo skemë fshehjeje pasurie që përdoret nga çdo zyrtar i korruptuar. Megjithatë SPAK nuk e ka gjetur ende.

Rreziku më i madh është fakti që Mullai mban ende të njëjtën detyrë. Kështu që për të shmangur një tjetër abuzim, ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka kërkuar kalimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara në varësi të Ministrisë së Financave, por një kalim i tillë ka mbetur peng i procedurave dhe ndryshimeve ligjore. Deri në një moment të dytë, tenderat janë në duart e Mullait./ZËRI

Poll

MOS HUMB