Aktualitet

“Dhunë dhe hakmarrje!”- Ambasada e SHBA në Tiranë liston lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë

Në njoftim listohen: Juvenilja, Juvenilja Castle, Pastiçeri Venezia dhe Magic Club.

F.I
 
“Dhunë dhe hakmarrje!”- Ambasada e SHBA në Tiranë
foto ilustruese

TIRANË-Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dalë sot me një njoftim, duke këshilluar qytetarët amerikanë të shmangin disa lokale në kryeqytet për shkak të rrezikut të mundshëm të dhunës hakmarrëse dhe shqetësimeve për sigurinë. Ambasada iu bën thirrje shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin ambientet e përmendura dhe të monitorojnë njoftimet për përditësime të mëtejshme mbi situatën. 

Në njoftim listohen: Juvenilja, Juvenilja Castle, Pastiçeri Venezia dhe Magic Club.

Mesazh për qytetarët amerikanë:

Subjekti: Alarm sigurie
Vendndodhja: Tirana
Data/Ora: E premte, 20 shkurt 2026

Ngjarja: Si një masë paraprake sigurie për shkak të mundësisë së dhunës hakmarrëse dhe/ose raportimeve për praktika të padrejta biznesi dhe shqetësime për sigurinë, restorantet e mëposhtme janë të ndaluara për personelin e Ambasadës Amerikane:

-Juvenilja
-Juvenilja Castle
-Pastiçeri Venezia
-Magic Club

Veprimet që duhen ndërmarrë:
Qytetarëve amerikanë u këshillohet të shmangin këto restorante
Monitoroni mediat lokale
Gjithmonë keni një plan emergjence ose strategji daljeje
Mbani një profil të ulët

“Dhunë dhe hakmarrje!”- Ambasada e SHBA në Tiranë
MESAZHI
Poll

MOS HUMB