
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e “detyrim paraqitje” ndaj 6 pedagogëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Këta të fundit janë arrestuar për “shpërdorim detyre”, pasi jepnin nota kaluese në provime, në këmbim të parave. Në burg është lënë vetëm sekseri Gazmend Hodaj.
Gjyqtarja Yrfet Shkreli e ka cilësuar arrestimin si "të paligjshëm" nga Policisë së Shtetit, ndaj edhe edhe ka lënë në fuqi një masë më të butë sigurie. Seanca e masës së sigurisë ka zgjatur disa orë, për shkak edhe të numrit të konsiderueshëm të personave të ndaluar, ndërkohë në kërkim është pedagogia Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
Pedagogët që lanë qelitë sot janë identifikuar si: Ornela Bilali, 50 vjeçe, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme; Zyhra Gripshi, 37 vjeçe Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin; Adrian Shingjergji, 61 vjeç, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore; Beatriçe Gani, 58 vjeçe Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës; Florinda Tarusha, 56 vjeçe, Lënda: Filozofi e edukimit; Monika Hodaj, 49 vjeçe, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
Ndërkaq është vendosur që kjo dosje ti kalojë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shkak të elementëve korruptivë që ka çështja./ZËRI