Aktualitet

DETAJET/ Kushërira që postoi foto denigruese të 41-vjeçares në Sukth jeton jashtë vendit

Policia e ka pasur të pamundur që të procedojë kushërirën e viktimës Bedrie Loka, pasi ajo jetonte jashtë vendit.

D.XH
DETAJET/ Kushërira që postoi foto denigruese të
Bedrie Loka

SUKTH – Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka në fshatin Vërdallë në Sukth, pasi u bullizua në rrjetet sociale.

Vetë Bedrie Loka ka bërë denoncim për ngjarjen që në vitin 2022. Familjarët e saj kanë thënë në komisariat se foton e saj denigruese e kishte shpërndarë një koleg pune, pasi ia kishte kërkuar vajza e tezes të së ndjerës. Kjo është konfirmuar edhe nga hetimet që ka kryer policia.

Familjarët kanë deklaruar se policia ka qenë në dijeni të ngjarjes dhe madje edhe të personave që ishin autorët e fotos denigruese. Por, duke qenë se kushërira e viktimës jetonte jashtë, ka qenë e pamundur që të procedohej penalisht.

41-vjeçarja nga Sukthi Bedrie Loka piu fostoksinë dhe i dha fund jetës, pasi ishte bullizuar në TikTok. Vajza e tezes së saj i kishte marrë një foto dhe në të kishte shkruar fjalë denigruese. Postimi denigrues ishte parë nga më shumë se 30 mijë njerëz./ZËRI/

Poll

MOS HUMB