Aktualitet

DETAJE/ Vetëm një javë që kishte filluar punë, recepsionisti u ekzekutua pasi mori turnin

31-vjeçari kishte vetë një javë që kishte filluar punë në hotelin "Greccia" ne pozicionin e recepsionistit. 

f.t
DETAJE/ Vetëm një javë që kishte filluar punë,
dhoma ku u vra Eraldo Nevruzi

HIMARË-Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, ku Eraldo Nevruzi u ekzekutua me armë zjarri nga bashkëpronari i hotelit ku punonte. 31-vjeçari kishte vetë një javë që kishte filluar punë në hotelin "Greccia" ne pozicionin e recepsionistit. Ai e kishte marre turnin në orën 23 të mbrëmjes se djeshme ndërsa rreth 90 minuta me pas ndodhi edhe ngjarja e rëndë.

Ai u vra në një ambient në hotel, që ishte përshtatur edhe si dhomë gjumi ku jetonte 31-vjeçari nga Tirana, i cili punonte në Dhërmi. Aty flinin edhe punëtorë të tjerë të hotelit.

Për këtë ngjarje është arrestuar Gerlad Shehu, si autor i dyshuar. Arrestimi i autorit është bërë në aeroportin e Korfuzit. Shehu, do të udhëtonte drejt Anglisë. Deri më tani, dy janë pistat paraprake të hetimit, njëri është konflikt i çastit dhe tjetri për prishje të pazareve të drogës pasi të dy jetonin dhe punonin së bashku në Angli./ZËRI

Poll

MOS HUMB