
POGRADEC- Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Egli Progës nga Denis Meçe. Pronari i lokalit (i cili nuk është identifikuar me emër) ku ndodhi ngjarja, i cili është mik me autorin, tha se ishte prezent në momentin e sherrit dhe ata nuk u konfliktuan. Sipas dosjes së siguruar "Top Channel", ai pretendon se ka parë vetëm momentin kur 42-vjeçari ishte shtrirë në tokë.
“Nuk kanë bërë asnjë lloj debati apo konflikti midis tyre dhe ka ndejtur shumë pak kohë pasi vetëm gjysmën e birrës ka pirë dhe është ngritur ka shkuar në tualet. Kur doli jashtë kanë thirrur njerëzit me zë të lartë që kërkonin ujë dhe kam dalë me të shpejtë jashtë dhe e pashë atë të shtrirë në tokë, e ngrita për t’i dhënë ndihmë deri sa erdhi ambulanca që e mori. Kamera që kam unë tek lokali e kam kontrolluar dhe nuk regjistronte fare por vetëm sa sheh në moment dhe asgjë më tepër”, tha ai.
Egli Proga ndërroi jetë të shtunën, si fillim ngjarja u raportua si aksident, ku u tha se viktima humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në rrugë./ZËRI