
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se Durim Bami nuk është lënë i lirë në Dubai, por është zëvendësuar masa e sigurisë. Gjatë një konference të mbajtur sot për mediat, Rrumbullaku tha se ndaj Bamit është caktuar masa “arrest shtëpie”.
“Kemi ndryshim të masës së sigurisë, jo lirim. Nëse doni të informacion të saktë, trokisni në derën e Policisë”, tha Rrumbullaku.
Durim Bami akuzohet se kishte krijuar kushtet për të vrarë Arben Ndokën, Tori Xheçukën dhe Erigers Mihasin. Po ashtu, sipas dosjes "Revanshi", efektivi i RENEA-s, Altin Morina rezulton se kishte bashkëpunuar me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës së Tapizës. Burime për ZËRI bëjnë me dije se ndaj Durim Bamit, është lëshuar edhe një urdhër arrest për atentatin e dështuar ndaj Marklen Hakës në vitin 2019, ku mbeti e vrarë halla e tij.
-
Lirohet në Dubai Durim Bami
13 Gusht, 22:43
45-vjeçari nga Fushë Kruja u vendos në pranga në kuadër të operacionit "Revanshi" në 10 qershor të këtij viti. Gjykata e Dubait, vendosi masën e sigurisë “60 dite burg” per Durim Bamin ne zbatim të kërkesës për ekstradim nga shteti shqiptar. Por ndaj 'të fortit të Niklës' është zbutur masa e sigurisë. Deri më tani, nga Dubai është ekstraduar (me dëshirën e tij) vetëm Bruno Çobo, askush tjetër. Kjo për shkak të politikave të shtetit, i cili nuk ka marrëveshje ekstradimi me asnjë vend të Bashkimit Europian./ZËRI/