
ITALI- Kasem Kasmi u vra dje në Frosinone. Ishte 27 vjeç dhe me kombësi shqiptare. Ai shkonte shpesh në Romë, Kasem Kasmi. Ai e donte jetën e mirë, varkat dhe makinat sportive. Në kryeqytetin Ciociaria ai njihej me pseudonimin "Carletto", por jetën ia mori dje një plumb në qafë. Në pranga për vrasjen ka përfunduar bashkëkombasi i tij, shqiptari 23-vjeçar Mikea Zaka.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 kur Kasem Kasmi, vëllai i tij Ervini dhe disa miq të tyre mbërritën në “Shake Bar” në rrugën “Aldo Moro”. Autori Mikea Zaka ishte ulur në një tavolinë jashtë restorantit në shoqërinë e dy miqve të tij të identifikuar si Giuliano D. dhe Elia D., të dy shqiptarë. Të dy grupet filluan të debatonin me fjalë të cilat më pas ua lanë vendin plumbave.
Ndërsa plumbat i kanë marrë jesën Kasmit, një tjetër nga të plagosurit është në gjendje të rëndë. Identiteti i të plagosurit nuk është bërë me dije, por nga mediat e huaja është zbuluar se ai është operuar nga një frakturë e femurit që ia ka shkaktuar një plumb. I gjithë sherri ka nisur për një grua. Kjo e fundit, sipas asaj që pretendon autori, fillimisht ka qenë e dashura e viktimës Kasemit dhe më pas është bashkuar me Mikean, vrasësin. Ky i fundit pretendon se kanë qenë vëllezërit Ervin dhe Kasen që e kanë sulmuar të parët dhe se ai ka qëlluar vetëm për t'u mbrojtur.
Pasi kreu vrasjen, armën e hodhi në lumin Cosa./ZËRI