TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me rrëmbin dhe dhunimin e 27-vjeçarit pak ditë më parë në Tiranë. Lidhur me rastin u arrestuan një djalë dhe Luzjan Kimza dhe dy vajza, Monika Marku dhe Suate Cenoaliaj. Kjo e fundit, kishte qenë në një lidhje me 27-vjeçarin disa kohë më parë, e cila dyshohet se është edhe ideatorja kryesore e pengamrrjes së të riut së bashku me të dashurin e saj të ri, Lusian Kimza.
Burime bëjnë me dije se dy vajzat kishin rolin kryesor në planifikimin e rrëmbimit, të ndihmuara nga Kimza. Mësohet se vajza ka komunikuar sërish me ish-partnerin pas ndarjes, ndërsa tentativa e parë për t'u takuar, me qëllim përfitimin monetar, ka dështuar. Pas dështimit të parë, në skenë ka hyrë shoqja e saj, Monika Marku, e cila për disa ditë ka biseduar me viktimën në rrjete sociale dhe më pas ka lënë një takim me të, duke e ftuar për një kafe pranë zonës së Liqenit Artificial.
27-vjeçari ka dëshmuar në polici se Monika e ka ftuar në një apartament, aty ku më pas ndodhi rrëmbimi. Sipas dëshmisë, sapo ka hyrë në apartament, ai është sulmuar nga dy djem, të cilët më pas e kanë shantazhuar duke i kërkuar 5 mijë euro.
“Sapo hyra në banesë, nga tualeti dolën dy djem, mes tyre Lusian Kimza. Më goditën me shkopinj bejsbolli dhe më kërkuan 5 mijë euro,” ka treguar ai para hetuesve.
Pas është mbajtur për disa orë peng, 27-vjeçari largohet dhe merr shumën e lekëve në shtëpi dhe ua jep grupit. Po ashtu ata i kërkojnë sërish shumën prej 5 mijë eurosh duke e shantazhuar dhe kërcënuar. I riu ka pësuar dëmtime fizike për shkak të dhunës së ushtruar dhe është paraqitur në spital. Kanë qenë mjekët ata të cilët njoftuan më pas policinë, ndërsa ka deklaruar detajet që bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë, mësohet se dhënia e parave prej 5 mijë eurosh për herë të dytë u bë me anë të stimulimit për të identifikuar dhe arrestuar personat përgjegjës./ZËRI

