Aktualitet

'Më jep 5 mijë euro'-E dashura e futi në kurth! Morën peng 27-vjeçarin dhe e dhunuan, arrestohen dy vajzat

Luzjan Kimza mësohet të jetë ideatori i pengmarrjes, i cili pasi ka zbuluar se e dashura e tij fliste me sms edhe me 27-vjeçarin, kanë rënë dakord që t’i bënin atij presion dhe t’i kërkonin para.

F.I
'Më jep 5 mijë euro'-E dashura e futi në kurth!
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Dy vajza të moshës 21 dhe 25 vjeç, Monika Marku dhe Suate Cenoaliaj janë arrestuar lidhur me pengmarrjen dhe dhunimin e një 27-vjeçari në Tiranë. Të dyja së bashku me Luzjan Kimzën, rrëmbyen 27-vjeçarin e dhunuan dhe i kërkuan shumën prej 5 mijë eurosh duke e shantazhuar dhe kërcënuar. Në kërkim vijon të jetë njëri nga bashkëpunëtorët.

Luzjan Kimza mësohet të jetë ideatori i pengmarrjes, i cili pasi ka zbuluar se e dashura e tij fliste me sms edhe me 27-vjeçarin, kanë rënë dakord që t’i bënin atij presion dhe t’i kërkonin para. Për këtë, është futur në lojë edhe vajza tjetër, Monika Marku, gjithashtu e shpallur në kërkim. Ajo ka pasur rolin e 'ndërmjetëses', e cila ka biseduar me 27-vjeçarin dhe kanë lënë vendtakimin për të pirë kafe.

Pesë të rinjtë kishin plaifikuar gjithçka në bashkëpunim. Monika Marku ka shkuar me 27-vjeçarin në një apartament, të cilin e kishin marrë me qira së bashku me të tjerët. Pasi kanë hyrë në apartament, menjëherë kanë dalë nga tualeti djemtë e tjerë dhe pasi dhunojnë të riun i kërkojnë atij shumën prej 5 mijë eurosh. Pas është mbajtur për disa orë peng, 27-vjeçari largohet dhe merr shumën e lekëve në shtëpi dhe ua jep grupit. 

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 2 shtetase të shpallura në kërkim 3 ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Kufizimi”, i zhvilluar 3 ditë më parë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 shtetas, janë kryer kontrolle për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Si rezultat, u vunë në pranga shtetaset M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.

Nga hetimet dyshohet se këto 2 shtetase, 2 shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe shtetasi në kërkim K. N., kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit, duke i hequr lirinë, për disa orë, dhe duke e dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti.

Punohet për kapjen e shtetasit K. N.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB