Aktualitet

David Packouz foli për Gërdecin, Shkëlzen Berisha nxjerr DOKUMENTIN: Diveroli e ka pranuar në gjyq se ka gënjyer për takimin

Djali i ish-kryeministrit deklaron se Packouz, nuk pretendon për asnjë moment se është takuar me të apo se ka qenë dëshmitar i ndonjë takimi mes tij dhe Efraim Diverolit, por citon si të vetmin burim se çfarë ka i thënë vetë Diveroli para 16 vjetësh.

f.t
David Packouz foli për Gërdecin, Shkëlzen Berisha nxjerr
Shkëlzen Berisha dhe David Packouz

TIRANË-Shkëlzen Berisha, pas dëshmisë se ortakut të Efraim Diverolit, David Packouz. Packouz në një intervistë të gjatë në Podcast-in “Connect” në datën 7 korrik të këtij viti, përmendi dhe takimet për kontratën 300 milionë dollarë me zyrtarë të lartë shqiptarë si dhe me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai rrëfeu se Efraim Deviroli e siguroi kontratën nëpërmjet Mihal Delijorgjit, të cilin e takoi së bashku me Shkëlzen Berishën.

"Ylli Pinari më tha do të rregulloj një takim me personin që do ta marri këtë vendim. Dhe siguron një takim me personin që quhej Delijorgji. Delijorgji, morëm vesh më vonë, ishte kreu i mafias shqiptare. Dhe në një farë mënyre është i përfshirë me këtë dhe është i lidhur me djalin e kryeministrit, që ishte prezent në takim. Kështu bëhet gjithandej, në Rusi dhe në shumë vende të lindjes. Qeveria dhe Mafia punojnë dorë me dorë me njëra tjetrën. Totalisht,"-u shpreh Packouz gjatë intervistës.

Pas deklaratave të tij, Shkëlzen Berisha në një postim në rrjetin social Facebook, i ka hedhur poshtë ato, duke sqaruar se nuk kam patur asnjëherë asnjë kontakt, takim apo njohje mes tij dhe Efraim Diverolit. Djali i ish-kryeministrit deklaron se Packouz, nuk pretendon për asnjë moment se është takuar me të apo se ka qenë dëshmitar i ndonjë takimi mes tij dhe Efraim Diverolit, por citon si të vetmin burim se çfarë ka i thënë vetë Diveroli para 16 vjetësh. Bashkangjitur reagimit ai ka publikuar edhe dokumentet, ku Diveroli ka pranuar në gjyq se ka gënjyer për një takim mes tyre.

POSTIMI I PLOTË:

Në respekt të opinionit publik më duhet të hedh poshtë për të disatën herë, një shpifje që risillet sa herë, kryehajduti i rilindjes kapet me presh në dorë në vjedhjen e radhës! E përsëris që, në asnjë rast nuk ka patur as takim, as kontakt dhe as njohje, mes meje dhe Diverolit, siç pretendojnë shpifësit me pagesë dhe gavetat mediatike të Ramës që, përpiqen t’i shërbejnë opinionit si pjatë të re, një gjellë të prishur prej 16 vjetësh! Kësaj here u përpoqën të sillnin si provë për gjoja përfshirjen time në një histori mashtrimi podcastin e David Packouz i dënuar për mashtrim nga drejtësia e SHBA! Personi në fjalë në podcastin e tij nuk pretendon për asnjë moment se është takuar me mua apo se ka qenë dëshmitar i ndonjë takimi mes meje dhe Efraim Diverolit, por citon si të vetmin burim se çfarë ka i thënë vetë Diveroli para 16 vjetësh! Nderkohe vete Diveroli (pra burimi i Packouz), para gjykates amerikane dhe nen betim ka pranuar jo vetem qe nuk me ka takuar kurre por qe ka genjyer  qellimisht per te marre mbeshtjetje dhe vemendje per biznesin e tij nga diplomate te vendit te tij ne Tirane! Per analogji eshte njelloj sikur gazetat e Rames t’ju sjellin si fakt deklaratat e Veliajt se Griseldes ja moren vertete femijen e palindur sepse keshtu i tha Rames, ndonese kjo e fundit para drejtesise ka pranuar qe ka shpikur e mashtruar! Bashkangjitur deklaraten e Diverolit (origjinal dhe te perkthyer ne shqip) ne gjyq ku pranon publikisht se ka genjyer dhe se nuk me ka takuar kurre!

Shkëlzen Berisha ka qenë një nga personat e thirrur si dëshmitari për tragjedinë e Gërdecit në Gjykatën e Posaçme. Berisha është pjesë e listës me 71 emra, përfshirë edhe ish-ministrin e Drejtësisë, Aldo Bumçi, dhe ish-zyrtarë të tjerë të kohës që u pranuan si dëshmitarë nga Gjykata e Posaçme. E gjithë historia e përfshirjes së Shkëlzen Berishës nis me dëshminë e ish-sekretares së Ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, Anjola Agolli. Agolli në dëshminë e saj dhënë vite më parë në Prokurori ka thënë se në një shkresë të vitit 2007, ajo ka dërguar një faks nga numri i Ministrisë së Mbrojtjes, me shënimin "Për Shkëlzen Berishën...". Punonjësja rrëfente sesi shkresa ishte dërguar në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa faksi i Bumçit për Berishën ishte një faks "privat"./ZËRI

Poll

MOS HUMB