Aktualitet

Dashuria "fatale" e Elvana Gjatës, çfarë ndodhi pas masakrës në ish-bllok, thashethemet për ndarjen

Elvana Gjata përmendet disa herë në dosjen e përgjimeve të SPAK, ku këngëtarja përdoret si transportuese e parave të drogës

E.K
Dashuria "fatale" e Elvana Gjatës, çfarë ndodhi pas
Ervin Mata dhe Elvana Gjata

TIRANË- Lidhja me Ervin Matën, dhe dijenia për aktivitetin e tij të paligjshëm, nxjerr sërish në skenë emrin e këngëtares Elvana Gjata, 5 vite kur ajo u përfol si molla e sherrit për masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë një person, dhe u plagosën disa të tjerë.

Edhe pse asokohe pas shpalljes në kërkim policor, pozita e këngëtares do të sqarohej, dhe sherri në dukje banal ‘pse më pe të dashurën’, u kthjellua shpejt se ishte një sherr për trafikun e kokainës mes Ervin Matës dhe Ervis Martinajt.

Këngëtarja asokohe në kulmin e suksesit të saj në Shqipëri, do të zhdukej për disa kohë nga skena publike, e madje u përfol për një ndarje mes saj dhe Matës, por duket se pavarësisht turbulencave në pozitat ligjore të ‘bolit të kokainës’, raporti i tyre qëndron ende i shëndoshë. Jo vetëm kaq! Pasi Elvana Gjata dhe llogaritë e saj bankare, përdoreshin si një lavatriçe për paratë e kokainës që gëzonte jashtë vendit Ervin Mata.

Në dosjen e fundit siguruar nga Zëri.ai, ku përgjimet e SPAK goditën një grup të trafikur ndërkombëtar të kokainës, Elvana Gjata përdorej në disa raste nga Ervin Mata, për të sjellë para njerëzve në Shqipëri, në këtë rast Erzen Breçanit të arrestuar, i cili do të dalë sot përpara GJKKO. Në rastin e parë është Mata që i thotë Breçanit për t’i dërguar 500 mijë euro nga llogaria e Elvanës, dhe në rastin e dytë është Breçani që konfirmon se këngëtarja kishte shkuar për ti dhënë paratë cash, por ai nuk kishte pranuar.

Vetë këngëtarja prej kohe nuk jeton në Shqipëri, pasi me gjasa ndjek partnerin e saj në vendet ku ai dyshohet se ka hedhur themelet e një grupi të fuqishëm ndërkombëtar të trafikut të kokainës. Vetëm këtë verë ajo u kthye në Shqipëri për të mbajtur një koncert në stadimin Air Albania, dhe me gjasë do të kalojnë disa muaj të paktën që nga Elvana të mos dëgjojmë më asnjë lajm.

Sa i takon jetës private, vetë ajo përpiqet që ta mbajë hermetike, ndoshta pikërisht për shkak të përfshirjes dhe dijenisë së saj për veprimtari të paligjshme./ Zëri.ai

Poll

MOS HUMB