Aktualitet

'Buka'/ Avokatët e Ahmetajt kërkojnë pushimin e çështjes, SPAK kalimin për gjykim! GJKKO vendos më 18 nëntor

Avokatët mbrojtës të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj kërkuan që çështja të pushohej pasi sipas tyre nuk është kryer asnjë vepër penale. 

k.m.
'Buka'/ Avokatët e Ahmetajt kërkojnë pushimin e
Arben Ahmetaj

TIRANË- Sot, në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është mbajtur seanca paraprake për dosjen "Buka". Në seancën e sotme, avokatët mbrojtës të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj kërkuan që çështja të pushohej pasi sipas tyre nuk është kryer asnjë vepër penale. 

Nga ana tjetër, organi i akuzës ka kërkuar kalimin e dosjes për Ahmetaj me pretendimin se ka kryer veprën penale "shpërdorim detyre", duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 7 miliardë lekësh. Për këtë çështje SPAK hetoi edhe 7 persona të tjerë përfaqësues të Ministrisë së Financave si dhe biznesmenin Lirim Fezollari. Ky i fundit përfitoi nga privatizimi sipas SPAK, në kohën kur Ahmetaj ishte në hetim.

Pas togat e zeza dëgjaun të dyja palët, GJKKO vendosi të shprehet në datë 18 nëntor në orën 09.30./ZËRI

Poll

MOS HUMB