
BRITANI E MADHE- Dy burra britanikë mund të përballen me deri në 15 vjet burg secili në Shqipëri, pas akuzohen për trafik droge. Jordan Benoit, 34 vjeç, dhe James Calder, 33 vjeç, dyshohet se po shisnin MDMA, ketaminë dhe ekstazi në festivalin e muzikës në Dhërmi.
Sipas mediave britanike, Policia e Shtetit kontrolloi edhe një pronë që dyshja e kishte marrë me qira në fshat, ku u gjetën dhe u sekuestruan 52 doza MDMA, 51 doza ketaminë, 120 pilula ekstazi dhe 6,185 euro dhe 4 celularë. Benoit dhe Calder, nga Londra, u arrestuan dhe u akuzuan për posedim dhe furnizim me drogë.

Shefi i Policisë së Vlorës, Elidon Çela i tha mediave britanike, se lufta kundër narkotikëve intensifikohet gjatë sezonit turistik. Duke folur për The Mirror, ai tha: Përveç elementëve kriminalë vendas, flukset e turistëve të huaj po sjellin elementë kriminalë. Ata sjellin narkotikë sintetikë në vendin tonë me qëllim shpërndarjen e tyre te turistët.

Akuzat për britanikët e përfshirë në trafikun e drogës vijnë pas një numri të madh personazh që kanë përfunduar në pranga. Vetëm në Tajlandë, më shumë se 50 persona janë arrestuar për dyshime se janë përpjekur të kontrabandojnë kanabis. Kjo shifër është vetëm për 12 muajt e fundit./ZËRI