Aktualitet

Breshëri plumbash drej banesës së Skënder Likës

Aktualisht, policia ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që dyshohet se të shtënat mund të jenë një paralajmërim dhe si sfond kanë vrasjen e Rolit të kryer nga djali i Likës.

d.xH;f.M
Breshëri plumbash drej banesës së Skënder Likës
Breshëri plumbash në drejtim të banesës së Skënder Likës

LAÇ- Të shtëna me armë zjarri në Sanxhak të Kurbinit. Zëri.ai raporton se është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të banesës së Skënder Likës, babai i Llej Likës, i cili ekzekutoi Rakip Rolin më 10 dhjetor të vitit 2021. Nga të shtënat raportohet se nuk ka të lënduar, por kjo nuk është hera e parë që Skënder Lika përballet me një ngjarje të tillë. Pak muaj më parë, në banesën e tij u vendos një sasi lënde plasëse.

Aktualisht, policia ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që dyshohet se të shtënat mund të jenë një paralajmërim dhe si sfond kanë vrasjen e Rolit të kryer nga djali i Likës. Llej Lika i zuri pritë Rakip Rolit me dy miqtë e tij, Klajdi Gjexhaj e David Gega dhe dyshohet se e vrau. Sipas deklarimeve që i riu ka dhënë në polici, Roli dhe dy djemtë e tij e kishin rrahur më 8 korrik 2021 në Sanxhak, dhe ai duhet të vendoste ‘nderin’ në vend.

Por, ky nuk është i vetmi anëtar i familjes Lika që ka precedent penalë. Nipi i Skënder Likës, Ilir Lika dyshohet ka ekzekutuar me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika. Ai ndodhet në burg.

Myslim Lika, vëllai i Skënder Likës dhe babai i Ilir Likës, gjithashtu ka qenë shënjestër e një atentati në janar 2023. 60-vjeçarit iu bë pritë dhe u plagos kur po kthehej nga funerali i së motrës.

Policia: Kemi identifikuar makinën e autorëve

Policia ka reaguar pas sulmit me armë në drejtim të banesës së Skëndër Likës. Sipas efektivëve, është identifikuar makina e autorëve.

“Në Sanxhak, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit S. L. dhe më pas janë larguar me një automjet. Nga të shtënat ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, si dhe vijojnë hetimet dhe krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore, për bllokimin e automjetit, tashmë të identifikuar nga Policia, me të cilin janë larguar autorët. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Më 6 mars 2023, në banesën e Skëndër Likës u vendos tritol, ndërsa ai ishte në banesë bashkë me bashkëshorten. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, ndërsa pati dëme të shumta materiale. Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me ngjarjet kriminale që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në zonën e Kurbinit. Kjo pasi Skënder Lika, është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Rolit. Ndërkohë nipi i tij, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika”, njoftoi policia./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB