Aktualitet

Bravo! Momenti kur zjarrëfikësit shpëtojnë fëmijën e bllokuar në pallat

Pamjet e siguruara nga ZËRI, tregojnë zjarrëfikësin me fëmijën në krah.

f.t
Bravo! Momenti kur zjarrëfikësit shpëtojnë fëmijën
pamje nga vendngjarja

LUSHNJE- Mes personave të evakuuar nga pallati 12-katësh, i cili u përfshi nga flakët në Lushnje ndodhen tre fëmijë dhe efektivë të forcave zjarrfikëse.

Momenti i shpëtimit të një prej fëmijëve është pritur me duartrokitje nga qytetarët që ndodheshin jashtë. Pamjet e siguruara nga ZËRI, tregojnë zjarrëfikësin me fëmijën në krah dhe qytetarët teksa prisnin me ankth për ndonjë lajm për familjarët e tyre të ngecur brenda ndërtesës.

Mes duartrokitjeve, dëgjohen banorët duke brohoritur: Bravo!


Gjendja e fëmijës është e mirë, ndërsa po merr ndihmë nga mjekët në ambulancën që ndodhej jashtë. Ndërkohë janë evakuuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore rreth 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, për shkak se janë asfiksuar. Mësohet se gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe mbeten nën kujdesin e mjekëve. /ZËRI

Poll

MOS HUMB