
PAMJE NGA KONTROLLET
VLORË- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ngritur një pikë kontrolli në zonën e Skelës në Vlorë.
FNSH dhe Operacionalja e Vlorës po ushtrojnë kontrolle të gjitha mjetet e shtrenjta, apo dhe ato me xhama të zinj, për persona të shpallur në kërkim dhe për ata me rrezikshmëri që qarkullojnë me armë zjarri me vete.
Aksioni vazhdon dhe në pika të ndryshme në qytetin e Vlorës. Gjatë javëve të fundit forcat policore kanë ushtruar kontrolle të shumta në Vlorë, veçanërisht në fundjavë, duke ngritur postblloqe në akset rrugore apo ushtruar kontrolle në zona të caktuara./ZËRI
Poll