Aktualitet

“Bjeshkët”/ Aksion i përbashkët i Policisë shqiptare dhe malazeze, asgjesohen 11 mijë rrënjë kanabis

Dy drejtuesit e Policisë bënë me dije se gjatë operacionit u bë asgjësimi i 11.358 bimë kanabis narkotike, ndërsa në pranga përfundoi edhe një 27-vjeçar, i identifikuar me inicialet M.G.

k.m.
“Bjeshkët”/ Aksion i përbashkët i Policisë
Foto ilustruese

SHKODËR- Policia shqiptare në bashkëpunim me atë të Malit të Zi kanë zhvilluar një aksion të përbashkët anti-kanabis të koduar “Bjeshkët”. Në konferencën e përbashkët për shtyp, dy drejtuesit e Policisë bënë me dije se gjatë operacionit u bë asgjësimi i 11.358 bimë kanabis narkotike, ndërsa në pranga përfundoi edhe një 27-vjeçar, i identifikuar me inicialet M.G.

“Sot, më datë 25.07.2024, në orët e para të mëngjesit, pas një hetimi disajavor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, në kushte të vështira operacionale, është zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor kundër kultivimit të bimëve narkotike, në territorin e Malësisë së Madhe, njësia administrative Kelmend, fshati Selcë, në vendin e quajtur “Bjeshkët e Gërçes”, në afërsi të kufirit me Malin e Zi. Gjatë operacionit u bë asgjësimi i 11 358 bimëve narkotike të dyshuara cannabis sativa, të kultivuara në 3 parcela, si dhe kapja në flagrancë e autorit të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve, shtetasit M. G., 28 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër. Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë dhjetëshe, me municion dhe 1 armë gjahu çifte që posedoheshin pa leje,”- thanë zyrtarët e policive.

PAMJET E AKSIONIT:

Gjithashtu u sekuestrua një armë zjarri me municion dhe një çifte, të dyja pa leje./ZËRI

Poll

MOS HUMB