Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ 2 vatra aktive në Tropojë dhe Lezhë, terreni i vështirë pengon punën e zjarrfikësve

Sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e vendit, janë shuar 20 vatra zjarri, ndërsa 2 të tjera janë ende aktive.

I.F
Situata e zjarreve në vend/ 2 vatra aktive në Tropojë dhe
Foto ilustruese

TROPOJË- Temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e zjarreve në vendin tonë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e vendit, janë shuar 20 vatra zjarri, ndërsa 2 të tjera janë ende aktive.

Sitiuata më problematike është në fshatin Zogaj, bashkia Tropojë, ku terreni i vështirë ka penguar punën, duke bërë që zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra të riaktivizohet.

Operacioni vijon me forcat dhe mjetet e bashkisë Tropojë dhe Has. Gjithashtu vazhdon edhe operacioni për shuarjen e zjarrit në fshatin Malecaj, bashkia Lezhë.

50 efektivë të FA i janë bashkuar operacionit në këtë zonë, duke shmangur rrezikun ndaj shtëpive të fshatit. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB