
PATOS- Një punëtor ka rënë nga lartësia në Patos dhe ka humbur jetën. Mësohet se bëhet fjalë për një punonjës me shtetësi egjiptiane, 37 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ruzhdi në Patos. Paraprakisht dyshohet se punëtori ka pësuar arrest kardiak dhe më pas ka rënë nga lartësia.
Njoftimi:
Në spitalin rajonal të Fierit, mbasditen e sotme është dërguar pa shenja jete, shtetasi egjiptian M. S., 37 vjeç, punëtor në një kompani për vendosjen e shtyllave te tensionit, e cila aktualisht po kryen punime në fshatin Ruzhdije, Patos. Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi M. S., duke punuar për vendosjen e shtyllave të tensionit, ka rënë nga lartësia, dhe për pasojë ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit personat përgjegjës për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.