Video

Bie miti, Dubai kthen Lentin dhe Jul Meçen

Sipas Rrumbullakut, rikthimi i tyre në atdhe ka ardhur si rezultat i një aksioni 'sekret' të zhvilluar nga Policia e Shtetit.

f.g
Bie miti, Dubai kthen Lentin dhe Jul Meçen
Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe

TIRANË- Ndodh për herë të parë ekstradimi nga Dubai i dy prej personave më të shumëkërkuar të Policisë së Shtetit, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe. Të dy, sipas kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, ndodhen në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Sipas Rrumbullakut, rikthimi i tyre në atdhe ka ardhur si rezultat i një aksioni 'sekret' të zhvilluar nga Policia e Shtetit.

Julian Meçe, ish-anëtari i bandës së Durrësit akuzohet bashkë me Plarent Dervishajn se janë porositësit e atentatit të ndodhur më 1 nëntor 2019 ndaj tashmë ish-prokurorit të Durrsësit, Arian Ndoj. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zbuloi se "porosinë" për të hequr qafe ish-hetuesin, Dervishaj ia besoi Ramazan Rrajës, i cili në bashkëpunim me Arjol Halilaj kryen atentatin që viktimën e vetme pati shoferin e Ndojt, Andi Malokun./ ZËRI
 

Poll

MOS HUMB