Video

Spanja nuk e beson! Lul Berisha do ekstradohet

Edhe pse kishte kërkuar që të mos ekstradohej në atdhe për shkak se i rrezikohej jeta, autoritetet spanjolle kanë vendosur të kundërtën.

f.g
Spanja nuk e beson! Lul Berisha do ekstradohet
Lulzim Berisha

SPANJË- Gjykata e Spanjës ka vendosur që Lulzim Berisha të ekstradohet në Shqipëri dhe të përballet me drejtësinë. Edhe pse kishte kërkuar që të mos ekstradohej në atdhe për shkak se i rrezikohej jeta, autoritetet spanjolle kanë vendosur të kundërtën. Por edhe pse vendimi është marrë, ende nuk ka një datë për ekstradimin e tij në atdhe.

Ish-kreu i bandës së Durrësit është vendosur në pranga në dhjetor të vitit të shkuar teksa fshihej në Alicante të Spanjës, në kuadër të operacionit “Sant Joan”. Lul Berisha fshihej në Spanjë me letra bullgare, por nuk ka më detaje të tjera lidhur me arrestimin e tij. Megjithatë është bërë me dije se deri më tani janë dorëzuar të gjitha dokumentat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Berisha ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Lartë vendosi rikthimin në burg të Berishës për të kryer edhe 5 vite burg që i kanë mbetur pa shlyer./ ZËRI

Poll

MOS HUMB