
DURRËS- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditën e kësaj të premte në Durrës. Raportohet se një makinë tip "Benz" me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen dhe dalë në krahun tjetër të rrugës. Kjo ka bërë që të merrte përpara një motomjet, një biçikletë dhe një këmbësor. Për pasojë për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë personi që udhëtonte me biçikletë. Policia bën me dije se pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi. Po punohet për kapjen e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. Z, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. S, dhe një biçiklist shtetasin F. Gj. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç. Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./ZËRI