
TIRANË- Dita e nesërme, që përkon me Pashkët Ortodokse, por edhe ditën e dëshmorëve, do e gjejë qendrën e kryeqytetit pa makina. Kjo për shkak se Bashkia e Tiranës ka vendosur që të rikthejë të dielat pa makina, që zakonisht janë mbajtur të dielën e fundit të çdo muaji, por duket se tashmë po rikthehen në të dielën e parë të Majit.
Ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ai që ka njoftuar që ditën e nesërme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit do të ndalohet qarkullimi i mjeteve.
“Rikthehet ‘Tirana pa Makina’. Merr miqtë dhe të dielën më 5 Maj dil te Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’. Do jetë një ditë e mbushur me kërcim, sport dhe plot aktivitete të tjera. Sigurisht që ka edhe surpriza!” ka shkuar Erion Veliaj në postimin e tij në rrjetet sociale.
Nisma e ditës pa makina ka synuar sensibilizimin e qytetarëve për një mjedis më të pastër, por edhe për të bërë një jetë më aktive.