Aktualitet

Ujësjellësi! Banorët kërkesë bashkisë, Tërmet Peçi: Paguani për informacionin

Sipas avokatit të banorëve bashkia nuk është treguar bashkëpunuese për të venë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e ujësjellësit, ndërsa do ta vijojnë luftën në gjykatë.

f.t
Ujësjellësi! Banorët kërkesë bashkisë, Tërmet
foto ilustruese

TEPELENË- Banorët e fshatit Mezhgoran në Tepelenë, prej muajsh kanë kundërshtuar ndërtimin e një ujësjellësi. Projekti që ka nisur prej muajit shkurt të vitit 2023, pritet të dërgojë ujin e fshatit Mezhgoran në fshatin Peshtan, që ndodhet përballë. Së fundmi banorët përmes avokatit, u ka kërkuar bashkisë së Tepelenës dhe kryebashkiakut Tërmet Peçi tranparencë për ujësjellsin që sipas tyre do i lerë pa ujë. 

Nderkohë bashkia Tepelenë, sipas gazetarit Erjon Skendaj, i cili ka publikuar kërkesën e banorëve, bashkia ka kthyer një përgjigje "epike": Paguani 1.22 mln lekë që të merrni informacionin e kërkuar. Ai deklaron se ka nje program të transparencës qeveritare detyrues për cdo instancë, pa permendur shkeljen flagrante për të drejtën e informimit.

Ujësjellësi! Banorët kërkesë bashkisë, Tërmet
kërkesa drejtuar Bashkisë

Avokati i banorëve është shprehur se ky projekt është i paligjshëm dhe do ta kundërshtojnë deri në fund. Sipas tij bashkia nuk është treguar bashkëpunuese për të venë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e ujësjellësit, ndërsa do ta vijojnë luftën në gjykatë. Sipas banorëve, për miratimin e projektin nuk është realizuar asnjë dëgjesë publike. Ndërsa kur janë informuar, kanë kundërshtuar që prej fillimit. Për fshatin uji është mjaft i rëndësishëm jo vetëm për tu pirë por edhe për blegtorinë dhe bujqësinë.  Banorët shprehen se futja e ujit në tuba do të vështirësojë kultivimin e bimësisë dhe blegtorisë.

Poll

MOS HUMB