
FUSHË-KRUJË-Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Fushë-Krujë. Një 17-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet. Nga informacionet e para mësohet se i Isuf Mehmeti është përplasur nga një automjet teksa ka qenë duke ecur.
Shoferi i automjetit i identifkuar si Andi Kullaj është arrestuar nga policia, e cila ndodhet në vendngjarje. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe më të cilën po lëvizte automjeti.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:30, në Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar me pasojë vdekjen një të mitur 17 vjeç.
Shtetasi A. K. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit"