
Pamje nga vendi i ngjarjes
VLORË- Një aksident i rëndë është regjistruar pak para mesnatës së 19 Majit në aksin rrugor Kuç-Qeparo në Vlorë. Raportohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen. Kjo e fundit e ka depërtuar tej për tej makinën. Drejtuesja e mjetit raportohet se është në gjendje të rëndë.
Ajo është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin iuntensiv të mjekëve. Raportohet se shkak për aksidetin e rëndë, të ndodhur rreth orës 23:45 minuta të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë. Blutë e qytetit bregdetar kanë ngritur një grup hetimor për të zbardhur aksidentin e rëndë./ZËRI
Poll