
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Raportohet se tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën pranë kopshtit botanik. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Fillimisht mësohet se janë përplasur dy automjete dhe duke qenë se një prej tyre ndodhej në mes të aksit rrugor një tjetër automjet është përplasur. Policia, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ZËRI
Poll