Aktualitet

Arrestohet spiuni shqiptar në Serbi?

Ndaj tij Gjykata ka vendosur 30 ditë paraburgim deri në përfundimin e hetimeve.

E.K
Arrestohet spiuni shqiptar në Serbi?
Foto ilustruese

SERBI- Një serb është arrestuar këtë të premte pasi akuzohet se spiunonte për llogari të Shërbimit Informativ Shqiptar dhe atë të Kosovës. Ai u arrestua në Jagodinë, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet me dije. Ndaj tij Gjykata ka vendosur 30 ditë paraburgim deri në përfundimin e hetimeve.

Arrestimi u bë në kuadër të hetimeve dhe ndjekjes së mëtejshme të një grupi personash që përbënin rrjetin e inteligjencës të krijuar në territorin serb nga DR, me urdhër të Agjencisë së Inteligjencës Shtetërore të Shqipërisë (SHISH) dhe agjencive të inteligjencës së Kosovës. Siç raporton Novosti, ai u arrestua teksa po kthehej nga jashtë. 

Të dhënat e mbledhura i janë dorëzuar udhëheqësit të këtij grupi spiun nga DR, i cili ia ka përcjellë pjesëtarëve të shërbimit inteligjent të Shqipërisë dhe Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës. Dyshohet se ai ishte i angazhuar gjatë situatave të krizës në veri të Kosovës gjatë protestave dhe barrikadave. 

Ai në disa raste ka filmuar fshehurazi edhe lëvizjet e forcave të sigurisë serbe në zonën e komunës së Rashkës, kryesisht njësitë e Ushtrisë Serbe. Synimi i DR-së ishte të mblidhte sa më shumë video materiale për “shënjestrat” dhe t'ia dorëzonte shërbimit inteligjent të Shqipërisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB