Aktualitet

Arrestohet ‘sheiku i Durrësit’, reklamonte bombola me azot të rrezikshëm

I riu i arrestuar i postonte videot me tullumbace në rrjetin e tij në tik-tok, me emrin ‘sheiku i Durrësit’.

E.K
Arrestohet ‘sheiku i Durrësit’, reklamonte bombola me azot
"Sheiku i Durresit"

TIRANË- Një 21-vjeçar, i cili tregtonte dhe reklamonte përmes Tiktok-ut bombola të kontrabanduara që përmbajnë azot të rrezikshëm e që konsumohen nga të rinjtë nëpër lokale me tullumbace, është vënë në prangat e policisë.

A. T., 21 vjeç, banues në Tiranë, i njohur në ‘TikTok’ si “Sheiku i Durrësit”, i cili u bënte thirrje përmes videove të rinjvë të blinin bombolën që kushtonte 9 mijë lekë, u arrestua nga polica.

21-vjeçari i tregtonte në tabakinon e tij, në rrugën “Tre Dëshmorët”, bombolat, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Mësohet se policia mori një denoncim për këtë video në ‘Tiktok’ dhe reagoi duke e arrestuar.

"Tregtonte bombola të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin (azot) dhe i reklamonte në rrjetet sociale duke bërë thirrje për t’i blerë ato, në tabakinon e tij, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

Sekuestrohen bombolat e gazit që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e të gjitha rasteve të paligjshmërisë, pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, në të cilën shfaqej një shtetas që reklamonte bombola me lëndë të rrezikshme për shëndetin (azot), menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit A. T., 21 vjeç, banues në Tiranë.

21-vjeçari tregtonte në tabakinon e tij, në rrugën "Tre Dëshmorët", bombola të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bombolat që u gjetën gjatë kontrollit në këtë tabakino.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lënda nga e cila përbëhen këto tullumbace, përmban dy kimikate në formë gazi që japin probleme mendore dhe neurologjike. Përdoruesi mund të ketë halucinacione derisa mund të hidhet nga ballkoni. Përdorimi i gazit helium dhe protoksidit të azotit që jepen në shitje të lirë nëpër lokale. Zëri.ai ka zhvilluar disa intervista me gjimnazistë në Tiranë, të cilët pranojnë hapur se kanë informacion në lidhje me këto tullumbace dhe bombula që tregëtohen.

Gjatë ditës së djeshme në Kuvend, ministri Taulant Balla se do të ketë një iniciativë ligjore, që këto substanca të hyjnë në listën e të ndaluarave dhe të klasifikohen si drogë.

Çfarë është 'Tullumbacja'?

Kjo lloj droge është një substancë e gaztë. Dukjen e ka si një fishek, por pasi hidhet në tullumbace thithet njëlloj si heliumi që ndryshon zërin. Bëhet fjalë për oksidin e azotit, për të cilin në është dhënë alarmi për pasojat që sjellë në shëndet dhe disa shtete po mendojnë masa konkrete për ta konsideruar të paligjshme. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB