Aktualitet

Arrestohet Fabio Ballabani, do të ekstradohet në Shqipëri

Rrumbullaku tha se momentalisht ai është duke kryer burgimin në Gjermani. 

I.F
Arrestohet Fabio Ballabani, do të ekstradohet në Shqipëri
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, gjatë një deklarate për mediat tha se po arrihet marrëveshja për ekstradimin e Fabio Ballabanit. Rrumbullaku tha se momentalisht ai është duke kryer burgimin në Gjermani.  Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk dha detaje se kur do të ndodhë ekstradimi i tij.

“Mund t’ju konfirmoj edhe vendimin për Fabio Ballabanin, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Aktualisht vuan dënimin në një vend partner”, tha Rrumbullaku.

Fabio Ballabani rezulton të jetë anëtar i bandës së Emiljano Shullazit. Ai u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ngjarjen e ndodhur në vitin 2019, ku bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollanit, Kristaq Prifti, u kërcënua dhe dhunua brutalisht. Me urdhër të Emiljano Shullazit, Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj dhe Ivi Zyberaj, kërcënoi dhe rrahu Priftin. /ZËRI

Poll

MOS HUMB