
TIRANË-Pesë persona, mes tyre dhe një efektive e policisë së burgjeve janë vënë në pranga pasi janë kapur me një sasi armësh të cilat po i transportonin nga Shkodra në drejtim të Tiranës. Në pranga janë vënë Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Mirjan Hasaj dhe efektivja Denisa Halilaj. Të rinjtë janë kapur në Rrugën e Rinasit, teksa udhëtonin me një automjet tip “BMW” brenda të cilit është gjetur dhe një valixhe me 4 automatikë, 5 pushkë, krehër e municion luftarak.
Grupi dyshohet se i kishin siguruar armët në Shkodër dhe i kishin sjellë në Tiranë për t’i shitur tek persona të tjerë./ZËRI