
TIRANË- Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha ka bërë një denoncim në rrjetin e saj social "Facebook", ku flet për një të liruar nga Prokuroria e Tiranës. Të riut, që gazetarja e identifikon me inicialet E.H., identitetin ia ka zbuluar ZËRI. Bëhet fjalë për Erjol Hajdarin, i cili u kap bashkë me mikun e tij Rubin Gjeta, teksa qarkullonin me armë dhe drogë. Siç duket nga fotoja e mëposhtme, të rinjtë kishin me vetë një maskë për fytyrë dhe një shkop bejsbolli, por nuk dihet përse do t'i përdornin. Disa muaj më vonë, Hajdari është lënë i lirë për aryse të dyshimta.

Fillimisht, Hoxha tregon se Erjol Hajdarit, të cilit iu gjet një armë "Glock", nga akti i parë i ekspertimit doli se ishte në rregull dhe realizonte qitje normale. Por gëzhojat që u gjetën në vendin ku ishte shtënë nuk u identifikuan si të qitura nga ajo armë zjarri.
"Në pistoleten objekt ekspertimi u evidentuan mbetje të nitriteve dhe nitrateve. Koha e depozitimit të këtyre mbetjeve nuk mund të përcaktohet."
Gjykata e Tiranës kishte dalë në përfundimin se personi në fjalë ishte i dënuar në tetor të vitit 2011 për kanosje dhe plagosje me dashje, madje dhe për dhunë në familje. Por prokurori duket se nuk e ka parë fare vendimin dhe i ka zbutur masën e sigurisë me pretendimin se ka qenë i padënuar, kur Gjykata për rastin u shpreh qartë.
"Cila është rrethana që akuza tregohet shpirtgjerë? Taktika e zakonshme, ruajtja e familjes dhe e shëndetit të të afermeve të të dyshuarit. Prokurori deklaron si rrethanë lehtësuese një vërtetim të punëdhënesit që i ka shkruar “ky shtetas rezulton i padënuar“. Dilni vetë në konkluzione,"-shkruan në fund gazetarja.
Por kush është Erjol Hajdari?
Në vitin 2011, edhe pse ishte akuzuar dy herë më parë për plagosje, Hajdari vetëm 20 vjeç e përsëriti krimin. Policia njoftonte se brenda 1 viti kishte plagosur katër persona, në Kashar dhe Yrshek, pa ndonjë motiv konkret, vetëm nga konflikte të momentit. "Viktima" më e fundit, të cilin e kishte dhunuar me tytën e pistoletës në bashkëpunim me shokun e tij Olti Ryçi, nga Yrsheku, ishte Ervin Aluku.
"E kisha paralajëmëruar edhe më parë që të më qëndronte larg dhe mos të më shikonte me ironi,"-kishtë bërë me dije për Policinë 20-vjeçari që për një shikim e kishte bërë Alukun të përfundonte me disa plagë të rënda në kokë në Spitalin Ushtarak dhe sipas mjekëve e ka kaluar rrezikun për jetën. Më herët, më 20 janar të vitit 2010 kishte plagosur Lulzim Dukën; ndërsa më 17 qershor po të atij viti ishte zënë me Martin Elezin dhe Fatri Osmanllarin.
Megjithatë, këto raste duket se nuk janë parë nga Prokuroria e Tiranës që sërish la të lirë të riun, i cili në fakt duhet të konsiderohej si një personazh me rrezikshmëri të lartë për komunitetin. Arsyeja...mbetet ende e paqartë!
POSTIMI I PLOTË:
Arresto me buje, liro ne heshtje!!! Ne 4 nentor 2023, Policia e Shtetit njoftoi se kishte arrestuar ne Tirane nje nga te fortet ne kuader te aksionit “ Sundimi i Ligjit”. Deklaruar si shtetasi E. H , ky person gjendej ne nje liste me 11 emra te tjere , qe kishin shqetesuar rendin me arme, droge e gjera te ketij lloji. Me nje kartele te pasur me heret ne shkelje te ligjit, E. H u konstatua nga arrestimi ne flagrance me nje arme zjarri me Nr.BMFX519, sekuestruar në automjetin me targe P…, te cilen akt ekspertimi e deklaroi si pistoletë luftarake e fabrikuar e markes "Glock", kalibër 9 mm (9x19). Pistoleta u tha se ishte ne gjendje te rregullt teknike dhe realizon qitje normale. Akt ekspertimi vijon me tej “Gezhojat e registruara ne sistemin "Evofinder", deri më dt. 13.11.2023, nuk u identifikuan te qitura nga arma e zjarrit pistolete. Në pistoleten objekt ekspertimi u evidentuan mbetje te nitriteve dhe nitrateve. Koha e depozitimit te ketyre mbetjeve nuk mund te percaktohet”. Por me keto përgjigjje dhe mbasi kishte fituar 30 ditë afat për të kuptuar nese pistoleta ishte pistolete, pra a ishte arme prokuroria e Tiranes paraqet nje muaj nga arresti kerkese për zbutje të mases se sigurise. Zakonisht për te lehtesuar poziten e dikujt akuza deklaron mungesen e rrëzikshmerisë. Ky nuk eshte rasti edhe pse gjykata teksa i bindet kujton se ligji ja ka lidhur duart dhe nuk mund te jape nje vendim më ashper se sa ai që kërkon prokurori. Megjithate gjykata radhit dhe kartelën e te dyshuarit si për te treguar se ka dicka në këtë cështje që kërcet. Gjykata thote: “rezulton se personi nen hetim E. H. eshte i denuar: (i) me vendimin nr. 1575Akti, date 20.10.2011 per kryerjen e vepres penale te "Kanosjes" te parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal, ii) me vendimin nr. 1088Akti, date 08.07.2010 per kryerjen e veprave penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shperthyese dhe i municionit", parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe "Plagosja e lete me dashje", te parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal, iii) me vendimin nr.1030Akti, date 06.04.2018, per kryerjen e vepres penale te "Dhunes ne familje" te parashikuar nga neni 130/a/1 i Kodit Penal.”
Cila eshtë rrethana që akuza tregohet shpirtgjerë?
Taktika e zakonshme, ruajtja e familjes dhe e shendetit të te afermeve te te dyshuarit. Prokurori deklaron si rrethanë lehtesuese nje vertetim të punedhenesit që i ka shkruar “ky shtetas rezulton i padënuar“. Dilni vetë në konkluzione./ZËRI