TIRANË-Avokati Ledio Braho ka reaguar pas arrestimit të Ulian Barjamit, mbrojtësi i Maksim Suçit, të cilit Gjykata e Elbasanit i caktoi masën “arrest në shtëpi”, si pjesë e grupit prej 14 personash të arrestuar që u gjendën në një lokal të këtij qyteti.
Braho shkruan se është e papranueshme si magjistratët po e shndërrojnë situatën në krim. Sipas tij një debat mes një avokati dhe prokurori, nuk mund të interpretohet si vepër penale.
Ledio Braho: Eshte e patolerueshme qe ngjarjen kriminale qe ndodhi ndaj kolegut te tyre, magjistratet ta shnderrojne tashme ne arrogance kriminale duke shfrytezuar "ligjin". Kurrsesi qe nje debat mes profesionistesh ne nje salle gjykimi ta interpretosh si konsumim te ndonje vepre penale. Ky rast duhet te sherbeje se paku si rast per procedimin e kujtdo qe ka proceduar kolegun avokat, si konsumim i vepres penale te "Fillimit te paligjshem te ndjekjes penale". Pak kohe me pare u fye nje avokat gjate seances gjyqesore, tashme nje avokat tjeter u arrestua vetem per shkak te debatit gjyqesor, por situata nuk mund te vijoje me vetem me "mea culpa"...
Çfarë ndodhi në seancën e 17 tetorit
Barjami, ka kundërshtuar provat që fajësonin klientin e tij Maksim Suçin, të paraqitura para togave të zeza nga prokurori Gjergji Ceka. Avokati ka deklaruar gjatë seancës se provat janë të falsifikuara dhe se do të depozitojë një kallëzim kundër prokurorit. Nga ana tjetër prokurori Ceka, replikoi me avokatin Barjami duke e paraljamëruar se do të arrestohej.
