
TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi sekuestrot e pasurive të personave të bashkëlidhur me ‘Baronin e Drogës’, Gëzim Çela. Gjykta ahodhi poshtë kërkesën e bashkëshortes së Gëzim Çelës për heqje të sekuestrove të pasurive me një vlerë prej 400 mijë eurosh. Po ashtu, u la në fuqi urdhëri i prokurorit të SPAK për sekuetsron e një llogarie bankare me vlerë 100 mijë euro dhe disa automjeteve.
NJOFTIMI:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Igerta Hysi (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më 23.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 87 akti, datë 16.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e shtetases M.Th. dhe shoqërisë “***”, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 13, datë 17.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me sekuestrimin e pasurisë sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009”, dhe vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 13, datë 17.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa i përket ankuesve Shoqëria “***” sh.p.k. dhe Miralda Thartori.
Prokuroria e Posaçme sekuestroi pasuritë e baronit të drogës Gëzim Çela në 1 prill 2024, ku përfshihen 3 automjete me vlerë mbi 400 mije euro, llogari bankare në lekë si dhe 12 makina të markave të ndryshme. Një pjesë e pasurive që i janë sekuestruar Çelës kanë qenë në emër të ish-gruas së tij, Miranda Thardori, si dhe në emër të vëllait, Naim Çela. SPAK ka dyshime se këto pasuri janë siguruar përmes aktivitetit kriminal që Çela ka pasur në fushën e trafikut të drogës. Po ashtu me urdhër të SPAK është sekuestruar një shoqëri tregtare, që ka qenë e lidhur me persona të afërt të Çelës.
Gëzim Çela, i njohur me nofkën baroni i drogës, Gëzim Çela, i njohur edhe si “baroni” i drogës, është ekstraduar në datën 7 Mars nga Kosova, ku u arrestua në fund të vitit 2023. Gëzim Çela prej 2006-ës ishte në kërkim nga policia për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Bazën e kishte në zonën e Fushë Kuqes. ‘Baroni i drogës’ Gëzim Çela u arrestua më 8 dhjetor në Kosovë. Gjatë këtij operacioni, u arrestua për ndihmë ndaj tij, shefi i komisariatit të Laçit, Dritan Meta.
Në momentin e arrestimit në 8 dhjetor 2023, 55-vjeçari ishte në shoqërinë e dy femrave nga Shqipëria. Nga kontrollet e ushtruara atij iu gjetën karta identiteti si shtetas i Kosovës. Ai qarkullonte me identitet të ndryshuar si Bekim Bajraktari, ndërkohë që dyshohet se është ndihmuar nga shqiptarë të Kosovës, për t’iu fshehur kaq gjatë drejtësisë shqiptare. Gjithashtu Çela shfaqet më ndryshe dhe në pamjen e tij, ku dyshohet se ka kryer ndërhyrje estetike, në mënyrë që të mos identifikohej./ZËRI