
TIRANË- Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha ka folur në lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK ndaj babait të saj dhe bashkëshortit Jamarbër Malltezi. Vajza e ish-kryeministrit u ndal tek akuza se i ka shitur dhe dhënë me qira apartament ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.
Malltezi tha për Euronews se apartamentin Gjicit ia ka shitur rreth vitit 2008, ndërsa ka mohuar t’ja ketë dhënë me qira. Sipas saj, akti për dhënien me qira është një falsifikim i qëllimshëm nga prtokurorët e çështjes.
“Ky është falsifikimi i aktit zyrtar nga prokurorët militantë të SPAK-ut. Unë i kam shitur Safet Gjicit në një kohë kur nuk ishte kazq ik njohur nsa sot, ndoshta e sapoardhur atëherë, unë nuk u njihja, i kam shitur ndoshta në vitin 2008 apartamentin ku unë kam banuar që prej martesës. Ia shita sepse nuk arrita ta jepja me qira, nuk e kam dhënë kurrë me qira apartamentin ku unë banoja. Ajo që SPAK thotë dhe nuk e ngatërron, unë bleva një apoartament në atë rrugë, por pak më lart, atë po, atë e kam dhënë me qira dhe sot e kësaj dite vazhdoj të marr me qira. Por nuk e kam dhënë kurrë me qira unë apartamentin që i kam shitur Safet Gjicit, ata gënjejnë, është falsifikim, por është falsifikim i qëllimshëm. Nuk ka ndodhur diçka e tillë. Unë sot marr qira po nga apartamenti tjetër që bleva në atë rrugë”, theksoi Argita Malltezi.
Në dosjen e SPAK konstatohet se shtetasja Argita Malltezi, pavarësisht se rezulton të ketë shitur apartamentin dhe shtesën në vitin 2008, ka vijuar të deklarojë përfitim qiraje për pasuri të ndodhura në rrugën Lidhja e Prizrenit. Referuar dosjes hetimore të SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, rezulton se në këtë rast vajza e kryeministrit, njëherazi bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, ka deklaruar të dhëna nga qiratë për këto pasuri për të paktën 3 vite me radhë.
Në dosjen e SPAK, rezulton se Argita Malltezi, në deklaratën periodike vjetore, deklaron të ardhura për vitet 2008, 2010, 2011 nga qiraja e apartamentit në rrugën Lidhja e Prizrenit, në vlerën e 1170 euro në muaj. Shitjen e pasurisë apartament, sipas SPAK, Argita Malltezi e deklaron vetëm në vitin 2012./ZËRI