
TIRANË-Në dosjen prej 500 faqesh lidhur me privatizimin e kompleksit të klubit "Partizani", SPAK të gjitha episodet ku Jamarbër Malltezi, dhëndri ish-kryeminstrit Sali Berisha përpos pronave në Shqipëri, rezulton të ketë blerë apartamente dhe në Europë. Prona të cilat janë mbajtur të fshehura duke mos u pasqyruar në deklaratat e pasurive të Argita Malltezit.
Shpenzime të tjera evidentohen të jenë bërë edhe jashtë shtetit për të cilat nuk gjenden gjurmë në deklaratat e pasurive, thuhet në dosjen e SPAK të siguruar nga ZËRI, ku konkretisht janë transferta të kryera nga llogaria personale e Jamrbër Malltezit për parusi të paluajtshme. Blerjet janë kryer nga viti 2018 deri në 2021 ka blerë prona në Budapest të Hungarisë me vlerë 155 mijë euro, pronë në Mynih, banesë me vlerë 395 mijë euro në Belgjikë dhe vajzës i ka blerë apartament në Rotermad të Holandës me çmim 360 mijë euro.
Transferta e parë: 21.12.2018 në shumën prej 15.530 euro me përshkrim "int outg mt nga llogaria Doën Payment For Pre Sale And Purchase Contract Dt 20.12.2018 Red Pro Kft 1061 Andrassy 456 Budapest". Pra, paradhënie për kontratën e shitblerjes dt. 20.12.2018. Pra, paradhënie për kontratën e shitblerjes dt. 20.12.2018.
Transferta e dytë: 21.12.2018 në shumën 15. 530 euro me përshkrim "int outg mt nga llogaria Doën Payment For Pre Sale And Purchase Contract Dt 20.12.2018 Red Pro Kft 1061 Andrassy 456 Budapest". Pra, paradhënie për kontratën e shitblerjes dt. 20.12.2018. Në ddokumentacion justifikues të administruar për këtë transfertë dalëse pranë Union Bank është vendosur në dispozicion sëifti. Transferta është bërë drejt Budapest-it, Hungari.
Në vitin 2019 është kryer transferta e tretë datë 20.02.2019 me shumën 124.240 euro, pjesë e mbetur për kontratën e blerjes datë 20.12.2018.
Nga analizimi i të dhënave bankare, nga llogaria bankare e Jamarbër Malltezi në U... Bank sh.a., me numër 11.......... në monedhën euro, janë kryer transferta dalëse në total 137,000 euro drejt llogarisë së Jamarbër Malltezit (me adresë Schelling Str 24, 80799 Munchen, DE) në bankën Deutsche Bank Ag, Postbank Branch (Formely Deutsche Postbank Ag) (Frankfurt Branch) Bonn De.
Në dosjen e SPAK thuhet se rezultojnë gjithsej për vitin 2021 të jenë 16 transferta, nga të cilat 4 me vlerë nga 4000 euro, 4 me vlerë 4500 euro, 2 me vlerë 5000 euro, 2 me vlerë 8000 euro, 2 me vlerë 15000 euro, 2 me vlerë 15000 euro, një me vlerë 22000 euro dhe një me vlerë 25000 euro.
Më datën 09.07.2021 Argita Malltezi para noteres Laura Pustina emëron Jamarbër Malltezin që ta përfaqësojë ne nënshkrimin e kontratës së kredisë bankare dhe çdo dokumenti tjetër të kërkuar nga banka, për miratimin dhe marrjen e kredisë në "U...B" në të cilën ajo do të jete kredimarrëse në vlerën 450.000 Euro...për qëllimin e kreditimit: "blerje shtëpie banimi të llojit "Apartament" ndodhur ne Bruksel, Belgjikë".
Nga anailizimi i të dhënave bankare në vitin 2021, në llogarinë e Jamarbër Malltezit në Union Bank sh.a, janë kryer katër transfreta dalëse në total 460.000 euro:
Pagesa e parë: Datë 12.08.2021 në shumën 150,000 euro me përshkrim "Int outg mt nga llogaria payment for first installment loan for apartment purchase Jamarber Malltezi Schelling Str 24 Mynih". Pagesa e parë për blerjen e një apartamenti.
Pagesa e dytë: Datë 16.08.2021 në shumën 150,000 euro me përshkrim "Int outg mt nga llogaria second isntallment of bank loan for purchase an apartment Jamarber Malltezi Schelling st. 24 Mynich". Pagesa e dytë për blerjen e një apartamenti.
Pagesa e tretë: Datë 02.09 2021 në shumën 80.000 me përshkrim "Int Outg MT nga llogaria Buying apartment- 3rd installment Jamarber Malltezi Schellingstr. 24". Pagesa e këstit të tretë për blerjen e një apartamenti.
Pagesa e katërt:Datë 07.09.2021 në shumën 80,000 euro me përshkrim "Int Outg MT nga llogaria Purchase apartment 4th installment Jamarber Malltezi Schellingstr. 24". Pagesa e këstit të katërt për blerjen e një apartamenti.
Njw blerje tjetër është kryer po në vitin 2021, ku Malltezi i bleu vajzës apartament në Rotermad të Holandës. Transfertat dalëse janë drejt Holandës në llogarinë bankare të vajzës Dasara Malltezi në Rotermdam. Gjithashtu SPAK thotë se ka të administruar dhe kontratën që rezulton se ‘çmimi i shitjes së pronës është 360 mijë euro'.
Pagesa parë: Datë 08.09.2021 në shumën 80,000 euro me përshkrim "Kalim vajzës për blerje apt-
Pagesa e dytë: Datë 09.09.2021 në shumën 80,000 euro - kësti 2
Pagesa e tretë: Datë 10.09.2021 në shumën 80,000 euro kësti 3
Pagesa e katërt: Datë 14.09.2021 në shumën 80,000 euro kësti 4
Vlen pwr tu theksuar se shtetasja Argita Malltezi e cila është e vetmja nga familja Malltezi që bën deklarimin e pasurisë në respektim të ligjit nr.9049/2003 (bashkëshorti i saj ka deklaruar vetëm me periudha te caktuara si person i lidhur me të atin e vet), nuk deklaron të ardhurat, shpenzimet apo pasuritë e bashkëshortit dhe as pjesëmarrjen e tij si ortak në shoqërinë Homeplan sh.p.k., të cilat sipas Kodit të Familjes, i kanë në bashkëpronësi. Kjo bën që të humbasin gjurmët e të ardhurave të vërteta të familjes Malltezi apo shpenzimet e tyre reale, qoftë për pasuritë (blerje, mobilim, rikonstruksione) ashtu edhe për fëmijët e tyre./ZËRI