Aktualitet

‘Anxhela me sytë e bukur’, ndahet parakohe nga jeta infermierja e spitalit të Beratit, kolegët mesazhe prekëse

Lajmi i hidhur është bërë publik nga kolegët e saj, të cilët me dhimbje kanë ndarë kujtimet dhe vlerësimet për Anxhelën, duke e cilësuar atë si një nga infermieret më të përkushtuara dhe shembullore në Shërbimin e Obstetrikë-Gjinekologjisë

E.K
‘Anxhela me sytë e bukur’, ndahet parakohe nga jeta infermierja
Anxhela Isufaj

BERAT-Anxhela Isufaj, 31-vjeç, me profesion infermiere në spitalin rajonal të Beratit, është ndarë në mënyrë të parakohshme nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë. Kolegët e saj, kanë shprehur hidhërimin e thellë për humbjen e parakohshme të Anxhelës, duke shtuar se ajo “ishte njëra prej infermiereve më të mira dhe shembullore të Shërbimit të Obstetik-Gjinekologjisë në spitalin rajonal të Beratit”.

Ikja e beftë e Anxhelës në moshë fare të re ka tronditur bluzat e bardha në tërësi dhe kolegët e bashkëpunëtorët në veçanti. “Ikja e saj lë pas gjithë respektin dhe dashurinë per kolegët e saj dhe gjithe stafin e Spitalit Berat. U prehsh në paqe Anxhela me sytë e bukur! Do të kujtohesh gjithmonë me respekt dhe dashuri”, thuhet në mesazhin e kolegëve të Anxhelës, në Spitalin Rajonal të Beratit.

Një reagim në rrjetet sociale ka ardhur edhe nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.

“Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme infermierja Anxhela Isufaj. Ajo ishte njera prej nfermiereve më të mira dhe shembullore të Sherbimit të Obstetrik-Gjinekologjisë në spitalin Rajonal Berat, por qe fati e deshi te largohej ne mënyrë te trishtë dhe në moshë fare të re.Ikja e saj lë pas gjithë respektin dhe dashurinë per kolegët e saj dhe gjithe stafin e Spitalit Berat.

U prehsh në paqe!!! Do të kujtohesh gjithmonë me respekt dhe dashuri”, thuhet në mesazhin e shoqatës në rrjetet sociale./ZËRI

Poll

MOS HUMB