ministria e jashtme
TIRANË- Një çantë e dyshimtë ka alarmuar policinë mëngjesin e kësaj të hëne në rrugën përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë.
Pas konstatimit të çantës së dyshimtë, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekspertë, të cilët kanë kryer verifikimet e nevojshme. Pas kontrollit, është konstatuar se çanta ishte bosh dhe nuk përbënte asnjë rrezik.
Autoritetet kanë vijuar me procedurat standarde të sigurisë deri në përfundimin e plotë të verifikimeve./ZËRI
Poll