TIRANË- Dy aksidente të rënda janë regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugët e vendit, duke shkaktuar dy viktima dhe disa të plagosur.
Aksidenti i parë është shënuar në rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë 5 automjete. Në aksidentin zinxhir, viktimë mbeti 45-vjeçari Hysen Balla, i cili mësohet se ka përplasur nga pas një kamion me automjetin e tij. Tre automjetet të tjerë janë përplasur më pas, duke lënë të plagosur 5 persona.
Ndërkohë, më herët u raportuar një aksident tragjik në aksin Levan–Tepelenë. Një përplasje mes një “Audi” dhe një “Benz”-i i mori jetën drejtuesit të “Audi”-t, Dashamir Beca 55-vjeç. Siç bëri me dije Policia. 55-vjeçari ndërroi jetë në Beca ndërroi në vendngjarje, ndërsa shoferi tjetër dhe 3 pasagjerët në makinën e tij ndodhen në spital.
Rrethanat e aksidenteve mbeten të paqarta, ndërësa paraprakisht dyhsohet shpejtësia e automjeteve. Në të dyja ngjarjet, policia dhe grupet hetimore kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidenteve./ZËRI

