Aktualitet

"Aksion" si nëpër filma/ Policia britanike ndjek të riun shqiptar, në "Audi" fshihte drogë (VIDEO)

Ai u dënua me 14 muaj burg nga autoritetet britanike, ndërkohë që avokati i tij tha se ai ishte thjesht një korrier droge dhe se kishte shumë nevojë për para.

a.l
"Aksion" si nëpër filma/ Policia britanike ndjek të
Françesko Ago

BRITANI- Ndjekja e një të riu shqiptar nga policia në Britani u ngjan skenave të shkëputura nga filmat aksion. Siç raportojnë mediat vendase, i riu 24-vjeçar Françesko Ago u përpoq t'i shpëtonte policisë me mjetin e tij “Audi" nëpër rrugët e rajonit Carlisle.

Ai lëvizte me 145 kilometra në orë për të shmangur kapjen dhe më pas kontrollin në mjet ku fshihte një sasi droge. Pas ndalimit të makinës, atij iu gjetën 10.5 kg kanabis. Gjatë drejtimit të automjetit me shpejtësi skëterrë, i riu shqiptar rrezikoi ndër të tjerë edhe një grua me karrocë bebesh.


Ai u dënua me 14 muaj burg nga autoritetet britanike, ndërkohë që avokati i tij tha se ai ishte thjesht një korrier droge dhe se kishte shumë nevojë për para./ZËRI

Poll

MOS HUMB