
Aksioni i lirimit të hapësirave publike po vijon edhe në Tiranë, në një nga zonat më të lakmuara të kryeqyetit, pas Muzeut Kombëtar “Piazza”.
Raportohet se pronarët e bizneseve në këtë zonë kanë kundërshtuar dhe refuzuar të lirojnë hapësirat, duke vështirësuar aksionin nga ana e autoriteteve përkatëse. Në kushte të tilla, Policia Bashkiake ka dërguar fadromat për prishje dhe ekipet e tjera të Pastrim-Gjelbërimit.
Po ashtu, një tjetër situatë e tensionuar është regjistuar edhe në zonën e “Delijorgjit”, ku pronarët e bizneseve kanë dalë në protestë para ambienteve të tyre.
Kujtojmë aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur pothuajse në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Fenomeni “tokë e xanun”, sipas Ramës, nuk do të ekzistojnë më. Lidhur me këtë, ai ka bërë thirrje për të gjitha bizneset apo individët të cilët kanë zaptuar padrejtësisht hapësirat publike, t’i lirojnë menjëherë. Sakaq, kryeministri ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin kushdo që e kundërshton aksionin. Ky aksion ka nisur prej ditësh në Vlorë, Theth, Tiranë dhe po zhvillohet në të gjitha qytet, duke përfshirë edhe kryeqytetin./ZËRI