
SHKODËR- Një gruaje i ka rënë të fikët teksa protestonte sot për shembjen e kabinave dhe bujtinave në Theth. Njëjtë si dje, edhe sot, banorët dhe pronarët e bizneseve kanë dalë për të protestuar kundër masave të qeverisë, por njëra prej tyre nuk është ndjerë mirë dhe ka pësuar gjendje të fikti. E gjithë ngjarja ka ndodhur para syve të një efektiveje policie, e cila i ka dhënë ndihmën e parë. Më pas, gruaja është marrë nga familjarët e saj për t'i dhënë ndihmën e parë shëndetësore.
Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur pothuajsë në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Fenomeni “tokë e xanun”, sipas Ramës, nuk do të ekzistojnë më. Lidhur me këtë, ai ka bërë thirrje për të gjitha bizneset apo individët të cilët kanë zaptuar padrejtësisht hapësirat publike, t’i lirojnë menjëherë. Sakaq, kryeministri ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin kushdo që e kundërshton aksionin. Ky aksion ka nisur prej ditësh në Vlorë, Theth, Tiranë dhe po zhvillohet në të gjitha qytet, duke përfshirë edhe kryeqytetin./ZËRI