Aktualitet

SPAK aksion në Tiranë, arrestohet shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6

Gjoni është arrestuar tek hyrja e stadiumit "Air Albania", pasi kishte shkuar për të parë ndeshjen e Kombëtares shqiptare.

k.m.
SPAK aksion në Tiranë, arrestohet shefi i Krimeve të Komisariatit
Detan Gjoni

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve kanë vënë në pranga edhe shefin e Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni. Burime të ZËRI nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar se Gjoni është arrestuar tek hyrja e stadiumit "Air Albania", pasi kishte shkuar për të parë ndeshjen e Kombëtares shqiptare.

Ndaj Gjonit janë ngritur disa akuza të rënda. Një prej akuzave të ngritura është ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

Gjatë operacionit është arrestuar edhe ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani bashkë me një nga djemtë e tij. Në pranga gjithashtu kanë rënë edhe 10 persona te tjerë. 

Urdhër-arrestet kanë ardhur pas zbërthimeve të bisedave në aplikacionin “SkyEcc”. Breçani dhe djali i tij akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.

SPAK ka lëshuar mbrëmjen e sotme 11 urdhër-arreste për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal. Urdhër-arrestet kanë ardhur pas zbërthimeve të bisedave në aplikacionin “SkyEcc”. Në kuadër të operacionit është arrestuar ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Gjithashtu në pranga është vënë shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni dhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit. Në aksionin e zhvilluar nga SPAK mësohet se mes të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie. Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB