Aktualitet

Aksion “blic” në Peqin! Në kërkim personat me lidhje me krimin, disa të shoqëruar

Kontrolle janë ushtruar edhe në lokale ku dyshohet se ushtrohet veprimtari e kundraligjshme e lojërave të fatit

F.I
Aksion “blic” në Peqin! Në kërkim personat me lidhje
FOTO ILUSTRUESE

PEQIN-Policia ka ushtruar kontrolle gjatë orëve të vona të natës në lokale dhe automjetet që qarkullonin në rrugët e qytetit Peqinit. Aksioni i zhvilluar ka patur si qëllim kapjen e personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe shpërndajnë lëndë narkotike. 

Kontrolle janë ushtruar edhe në lokale ku dyshohet se ushtrohet veprimtari e kundraligjshme e lojërave të fatit apo dhe që frekuentohen sidomos nga persona që janë në kërkim. Bëhet me dije se gjatë kontrolleve ka patur edhe kundërshtime të pronarëve të lokaleve si edhe të qytetarëve për mënyrën sesi ka vepruar policia ku në disa raste ka patur edhe incidente.

Sipas informacioneve, policia ka kërkuar që disa personave t'u merrte telefonat celularë. Nisur nga kjo disa individë fillimisht kanë refuzuar. 

Në kuadër të aksionit disa persona janë shoqëruar për verifikim në Komisariatin e Policisë së Peqinit, ndërsa një grup qytetarësh më pas janë grumbulluara aty të revoltuar duke u kërkuar shpjegime autoriteteve për shkeljen e të drejtave të tyre gjatë kontrolleve dhe shoqërimit me forcë.

Poll

MOS HUMB