
TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi ka përplasur dy këmbësore, ku një prej tyre ka ndërruar jetë në spital. Sipas policisë, i riu, në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz, duke drejtuar një makinë tip “Benz” ka aksidentuar dy këmbësore, 64 vjeçe, dhe 58 vjeçe.
Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 64-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa 58-vjeçarja, pas mjekimit në spital është larguar në banesë.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orën 17:30, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoret shtetaset Z. K., 64 vjeçe, dhe Sh. K., 58 vjeçe, banuese në Kukës dhe Bathore. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja Z. K., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Sh. K., pas mjekimit në spital është larguar në banesë”, njofton policia. /ZËRI